Ministri i Financave Hekuran Murati ka deklaruar sot në Kuvenbd se një litër vaj importohet me 1.40 euro ndërsa në treg del me 2.65 euro.
“Marzha e fitimit është 90% dhe na thuhet që nuk është problem te marzha e fitimit 90%, problemi është te TVSH-ja 8%. E cila, edhe kur hiqet siç e kemi me rastin e gastronomisë – nuk reflektohet te çmimi për qytetarin por vetëm e rritë marzhin nga 90% në 98% për tregtarin”, ka thënë Murati.
VV ka postuar fjalimin e Muratit në Kuvend:
Çmimi i vajit (sipas ASK-së) ditën e djeshme figuron që të jetë 2.65 cent për litër.
A e dini sa është çmimi i importit, që ka hy vaji ditëve të fundit?
Çmimi mesatar i importit për 1 litër vaj që ka hy në kufinjtë tanë ditëve të fundit është 1.40 cent.
Pra, kostoja e importit është 1.40 cent, shitja në raft është 2.65 cent. Marzha e fitimit 90%.
Marzha e fitimit është 90% dhe na thuhet që nuk është problem te marzha e fitimit 90%, problemi është te TVSH-ja 8%. E cila, edhe kur hiqet siç e kemi me rastin e gastronomisë – nuk reflektohet te çmimi për qytetarin por vetëm e rritë marzhin nga 90% në 98% për tregtarin.
Këtu e kemi problemin. Dmth. partitë opozitare nuk e kanë hallin se pse tregtarët abuzojnë me çmime por shqetësimi i tyre është që të hiqet TVSH-ja, të ulen të hyrat e qeverisë prej të cilave mbështeten ata që kanë nevojë, e të trashet fitimi i tregtarëve.
Ne me këtë ligj propozojmë çmime tavan. Kemi parë se funksionon, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën sepse në Kushtetutën tonë theksohet e drejta e gjithësecilit/es për qasje në produkte bazike. Dhe, madje vetë Unicef-i së fundi ka rekomanduar vendosjen e çmimeve tavan për produktet bazë.