Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari” në Prishtinë sot është mbajtur ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj.
Plot 311 ushtarë të rinj janë betuar sot, që përban numrin më të madh për ushtrinë e Kosovës deri më tani.
Ministri Mehaj para të pranishmëve ka njoftuar se me 28 nëntor do të hapet konkursi tjetër për pranimin e ushtarëve të ri.
Sot kur pe mbyllim këtë proces, ju njoftoj se konkursin e ri per pranimin e ushtareve te rinj do ta hapim me 28 nëntor. Çertifikimi juaj po ndodhë në një datë të veçant, 11 nëntor kur është nënshkruar marrëveshja e paqes
Për atdhe derdhim djersë, për atdhe derdhim lot e për atdhe derdhim gjak. Në venat tua keni AND-në e ushtrisë së Kosovës, keni ADN-në e Adem Jasharit.
Të nderuar ushtarë, rrugëtimi do të ishte i pamundur pa aleatët tanë, mirënjohje për aleatët tanë duhet të jëtë gjithmonë në rend të parë, pa përkrahjen e tyre nuk do të mund të ia dalim dot. Të jeni krenarë më vajzat dhe djemtë tuaj, këta do të na dalin zot, na priftë e mbara”, tha Mehaj.