Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt shtetit shqiptar për ndihmë pas tërmetit të sotëm atje.
Ai tha po ashtu se ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”
“Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, thuhet në njoftimin e Presidentit Thaçi