Ushtria e Kosovës ka ndihmuar Policinë, në realizimin e analizave serologjike, në luftën për parandalimin e COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mbështet Policinë e Kosovës në realizimin e analizave Serologjike. Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional Qendra Mjekësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka filluar realizimin e analizave Serologjike për Policinë së Kosovës me qëllim të përballimit dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19”, thuhet në njoftim