Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë ditës së sotme është takuar me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Mehaj ndër tjera ka bërë të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të lirohen nga pagesa e shërbimeve të transportit hekurudhor gjatë orarit të shërbimit.
“Krahas çështjeve në fusha tjera, me Ministrin Aliu sot nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit, ku ndër tjera, ushtarakët e FSK-së lirohen nga pagesa e shërbimeve të transportit publik hekurudhor gjatë orarit të shërbimit”, ka thënë Mehaj.
“Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, zotohemi për realizimin e suksesshëm të memorandumit dhe të gjitha fushave tjera të interesit të përbashkët”.