Shteti i Gjermanisë përfundimisht njeh pantent shoferin e Republikës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Ndryshe, rreth orës 11:00 ka nisur seanca e Bundesratit, ku u diskutua të vendoset edhe për njohjen e patentave të shoferëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Punimet e Bundestratit po i përcjell nga afër edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani. Me Ministrin e Transportit të landit Baden-Württemberg, z. Winfried Hermann, i cili gjatë fjalës së tij në Bundesrat, bëri thirrje për votim të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona”, shkroi Ajeti.