Pamja e urës së Kronicës në Gjakovë ka ndryshuar pas renovimeve që janë bërë.
Pal Lekaj, ministri i Infrastrukturës e ka bërë të ditur këtë përmes rrjetit social Facebook, ku ka paralajmëruar se nga MI njëjtë do të veprojnë edhe në të gjitha urat në Kosovë.
“Kjo është ura e Korenicës së Gjakovës, me pamje të re pas investimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
Njëjtë do të veprojmë në të gjitha urat e Republikës së Kosovës që janë në kompetencë të MIT”.