Ura e Ibrit po testohet me kamionë të peshave të rënda, KFOR’i e përcjell situatën

Ka nisur testimi i qëndrueshmërisë së Urës së Ibrit. Ajo po testohet me kamionë të peshave të rënda.

Në pamjet mëposhtë shihet se KFOR’i po e përcjellë situatën.

Përderisa Qeveria po vazhdon të këmbëngulë në hapjen e Urës së Ibrit për trafik, bashkësia ndërkombëtare janë deklaruar kundër këtij vendimi.

Për të kundërshtuar hapjen e Urës së Ibrit, qytetarët serbë dje kanë protestuar ndërsa sot në Mitrovicë të Veriut është duke u mbajtur një takim për bashkëpunimin ndër-etnik dhe për lirinë e lëvizjes.