Universiteti i Prishtinës po kërkon të blejë një xhip me procedura të përshpejtuara për nevoja të rektorit të Universitetit, Marjan Dema .Në tenderin e iniciuar nga Universiteti janë shkurtuar afatet e dorëzimit të ofertave me arsyetimin se veturat që i kanë në shfrytëzim janë jashtë funksionit.“Për shkak të nevojës urgjente, duke marrë parasysh se menaxhmenti i Universiteti te Prishtinës- ‘Hasan Prishtina’ veturat që i kanë në shfrytëzim janë jashtë funksionit si dhe duke pa të domosdoshme kërkesën e pjesës tjetër menaxheriale të Universitetit te Prishtinës jemi të obliguar që ne të iniciojmë Procedurë me afat të shkurtër”, thuhet njoftimin për kontratë të këtij tenderi.Përveç xhipit për rektorin, në njoftimin për kontratë të publikuar me 28 qershor Universiteti planifikon t’i blejë edhe katër vetura të tjera: dy vetura limuzinë, një transporter (kombi me mbi tetë ulëse) dhe një Caddy. Në total, Universiteti ka parashikuar që për këto vetura të harxhojë 82 mijë e 500 euro.Për të gjitha veturat, janë dhënë specifikacione të detajuara si për përmasat dhe performancat e veturës edhe për interierin dhe pajisjeve përcjellëse.Ofertat e operatorëve ekonomikë për këto kërkesa të UP-së kanë mundur të dërgohen deri më 8 korrik.