Universiteti i Harvad-it ka vendosur një ajet nga Kurani në hyrjen kryesore të Fakultetit të Drejtësisë.
Universiteti prestigjioz amerikan e përshkroi këtë citat si një ndër shprehjet më të mëdha rreth drejtësisë në histori.
Këtë e bëri të ditur imam Labinot Maliqi, në një postim në Facebook,
Ajeti i Kuranit i vendosur në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard thotë: ”O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Zotit, qoftë edhe ndaj jush, ose ndaj prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Zoti është për ata Vlerësuesi më i drejtë.” | Kuran, Nisa:135 |.