Ukrainasi Vladyslav Khomutov rikthehet në KF Dukagjini

KF Dukagjini njofton se ka arritur marrëveshje me Vladyslav Khomutov, për sezonin e ri 2024/25.

Ky është njoftimi i ekipit klinas:

Ukrainasi rikthehet në klubin tonë pas një sezoni të kaluar te FC Gagra (Gjeorgji) West Armenia (Armeni).

26-vjeçari pritet të jetë një vlerë e shtuar për fazën ofanzive, duke marrë parasysh cilësitë që kishte shfaqur edhe më herët tek ne.

Vlady, i cili është produkt i klubit Olimpik Donetsk, luan në rolin e mesfushorit ofanzivë. Ai gjithashtu mund të luajë edhe në pozitën e qendërsulmuesit.

Ласкаво Просимо Влад ????