Ukraina pretendon se ka vrarë afro 22 mijë ushtarë rusë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka dalë me përditësimin e fundit, ku pretendon se kanë vrarë rreth 21.900 ushtarë rusë.

Ata thonë se ukrainasët janë duke bërë rezistencë të fortë kundër Rusisë, prandaj ajo ëshë duke pësuar humbje të mëdha, raporton Zeri.info.

Përveç humbjes së ushtarëve, Ukraina pretendon se i ka shkatërruar Rusisë edhe shumë tanke dhe pasisje të tjera ushtarake.

Këto të dhëna ende nuk janë të konfirmuara, pasi zyrtarë në Moskë pretendojnë se vetëm 498 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës.