Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka qëndruar në Ukrainë për dy ditë. Hoti ka qenë i ftuar nderi në “European Jeëish Association” që u mbajt në kryeqytetin ukrainas.
Vizita e Hotit ka qenë në ditët kur Ukraina është bërë temë botërore pas krisjes së raporteve me Rusinë dhe në prag të nisjes së luftës mes dy shteteve.
“Sot në gjithë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Në përkujtim të viktimave të Holokaustit, më 24 dhe 25 janar 2022 unë isha i ftuar nderi i “European Jeëish Association” në ngjarjen në Kiev të Ukrainës në përkujtim të masakrës së 33,771 hebrenjve, të ndodhur në vitin 1941.
Për dy ditë me radhë, me rreth 120 parlamentarë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe disa vendeve të Ballkanit, Kryetari i Kuvendit të Ukrainës, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Komisioneri për Zgjerim i Komisionit Evropian Oliver Varhelyi, si dhe zyrtarë të tjerë nga institucione dhe organizata ndërkombëtare, u diskutua për ndërtimin e shoqërive demokratike ku respektohet secili pavarësisht dallimeve.
Populli shqiptar duhet të ndihet krenar me historinë e tij në mbështetje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore” shkruan Hoti në njoftim.