Ministri i Financave të Ukrainës, Sergii Marchenko ka bërë të ditur ditën e sotme se Ukraina ka marrë fondin e ndihmës prej 1 milionë eurosh nga Shqipëria.
“Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë përshpejton fitoren e Ukrainës. I jemi mirënjohës Qeverisë së Shqipërisë për ndihmën e vendit tonë përballë një pushtimi rus në shkallë të gjerë.
Këto fonde do të forcojnë stabilitetin e sistemit financiar të Ukrainës”, tha ministri i Financave të Ukrainës, Sergii Marchenko.