Kreu i delegacionit ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka dhënë sinjale pozitive nga bisedimet me palën ruse për arritjen e marrëveshjes për paqe.
Podolyak ka thënë se mund të jenë të nevojshme edhe pak ditë, maksimumi 10, për arritjen e një marrëveshjeje për pikat që dy delegacionet kanë pasur qëndrimet e kundërta.
Ai ka thënë se nënshkrimi i një marrëveshje paqeje do t’i japë fund fazës akute të konfliktit dhe do të lejojë ukrainasit të nderojë të gjithë ata që janë vrarë dhe të fillojë me rindërtimin e vendit.
Palët kanë hyrë në një fazë të re dhe më intensive në bisedime, pasi që janë larguar nga pozicionet e tyre fillestare.