Vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë edhe në futboll pasi ky shtet po e sulmon Ukrainën dhe është futur në luftë.
Agresioni i shtetit rus ndaj Ukrainës ka bërë që ta pësojnë edhe Kombëtarja e Rusisë, por edhe klubet.
FIFA mori vendim që Kombëtarja e Rusisë t’i zhvillojë ndeshjet pa tifozë, pa himn, pa flamur dhe në terren neutral.
Por tani edhe klubet ruse po e pësojnë nga ajo që po bën shteti mbi Ukrainën.
Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka raportuar se shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA tanimë ka marrë vendim për ta përjashtuar Spartakun e Moskës nga Liga e Evropës.
Spartaku në 1/8 e finales në këtë garë të madhe evropiane do të përballet me klubin gjerman RB Leipzig.
Por gjithnjë sipas Bild, UEFA tanimë e ka marrë vendimin për përjashtimin e skuadrës ruse, vendim që do të bëhet zyrtar gjatë ditëve të ardhshme.