UEFA-ja cakton një kosovar si delegat në ndeshjen Leverkusen-Inter

Një kosovar do të jetë delegat në ndeshjen e nesërme të Champions League në mes të Bayer Leverkusenit dhe Interit.

Bëhet fjalë për Zgjim Sojevën.

UEFA-ja ka bërë të ditur zyrtarët që do të drejtojnë këtë sfidë dhe nuk mungon emri i Sojevës.

Ndeshja luhet nesër në Gjermani nga ora 21:00.