Kampioni i BKT Superligës nuk do të luajë më në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, por shkon direkt në rrethin e parë kualifikues.
Ky është lajmi surprizë që ka dhënë UEFA sot.
Me siguri se skuadra që aktualisht i gëzohet më së shumti këtij lajmi është Ballkani, ngase suharekasit janë afër të sigurojnë titullin e kampionit.