Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë kundër Maqedonisë më 26 mars, në ndeshjen gjysmëfinale të Play-off të Ligës së Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Teodor Proeski” (Filipi II) në Shkup nga ora 20:45.
Këtë e ka konfirmuar vetë UEFA në faqen e tyre zyrtare.
Kosova fillimisht do të luajë me Maqedoninë dhe në rast fitoreje atëherë do të përballet me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji për një biletë në Kampionatin Evropian