Në fshatin Gjonaj të Hasit është zbuluar busti i heroit të Kosovës, Reshat Çoçaj. Me urdhër të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, familjes iu dorëzua urdhri “Hero i Kosovës”. Kryeparlamentari në detyrë, Kadri Veseli, tha se ëndrra e heronjve për vendin duhet qohet përpara.
“Obligimi ynë është që të qojmë përpara ëndrrën e heronjve, duke i lënë brezit të ri një Kosovë më të sigurt”, tha Veseli, transmeton “PrizrenPress”. Për dëshmorin Reshat Çoçaj folën edhe bashkëluftëtarët e tij./Klina info/