Mbrëmjen e sotme në “Opinion”, në diskutimin për historinë e bandave shqiptare, gazetarja Anduena Llabani shprehet se sipas saj dy bandat më të rrezikshme kanë qenë ajo e Lushnjës dhe e Beratit.
Sipas gazetares së kronikës, ekzekutimet e asaj kohe kanë qenë të tmerrshme, ndërsa sjell në kujtesë dhe një nga vrasjet më të frikshme që pas së cilës u la dhe një mesazh.
“Nga sa kam patur mundësi të lexoj nga dokumentet e prokurorisë, më e fuqishme ka qenë banda e Lushnjës dhe e Beratit. Banda e Lushnjës përveç faktit të hakmarrjeve dhe një krimi të dhunshëm tregoi se preku edhe instancat shtetërore.
Punonjës të shërbimit informativ të vrarë, një ish nënkryetar bashkie në atë kohë kryetar bashkie, inspektor krimesh i vrarë me një plumb në lule te ballit. Mbi trupin e tij u la dhe një trëndafil.
Vrasje të tilla lënë një mesazh pas, dhe nuk janë aq të rastësishme dhe tregonin se në vrasim çdokënd që informon. Këta pretendonin se këto personazhe informonin bandat e tyre rivale me informacione. Banda e Beratit ka tjetër histori, kemi dhe vrasjen e një nëne shtatzëne që iu nxor fetusi në shkallët e maternitetit. Ngjarje që vrisnin njerëz, kush e merr në shenjë njëri nga policët./tvklan.al