Ka një javë shtylla elektrike po qëndron e shtrirë në oborrin e shtëpisë së tyre.
Rasti ka ndodhur në fshatin Kërrnicë e Klinës, ku pronari i shtëpisë ka thënë pë Klina.info se kjo shtyllë elektrike është rrëzuar qe një javë.
Ai thotë se ndihen të rrezikuar, ndërsa askush nuk ka ndërmarrë asgjë për largimin e saj.
I njëjti tregon se ka njoftuar dhe KEDS.