Mëngjesin e sotëm u raportua si i zhdukur.
Nusret Destanoviq, me prejardhje shqiptare, u gjet i vdekur pak orë më parë, transmeton Indeksonline.
Destanoviq dyshohet të jetë vrarë, sipas raportimeve të para të mediave malazeze.
Për herë të fundit, ai është parë në pompën e benzinës në Karajukiça Bunari në Mal të Zi, dy ditë me parë rreth orës 2 të mëngjesit.
Destanoviq ishte parë atje me veturën e tij.
Policia është duke punuar në zbardhjen e rastit.