Stacioni Policor në Pejë, me datë 10.04.2021, ka pranuar informacion nga viktima se deri sa kishte qenë me bashkëshorten me automjet ne lëvizje ne rrugën magjistrale Istog-Pejë, në fshatin Vitomiricë, është ndaluar nga një veturë e cila i kishte aktivizuar një lloj alarmi (dritë vezulluese).
Sipas policisë, viktima është ndaluar, nga vetura tani e dyshuar kishte dalë njëri nga të dyshuarit dhe ishte prezantuar si person zyrtar (Polic), i cili sipas viktimës kërkon dokumente dhe fillon ti bëjë pyetje a ke diçka të dyshuar, pasi që viktima i drejtohet se unë po ju njoh, pastaj i dyshuari menjëherë i kthen dokumentet viktimës e liron dhe largohet.
Pas informacionit të pranuar mbi të dhënat e veturës së dyshuar, Policia menjëherë janë vënë ne ndjekje të personave të dyshuar të cilët pas identifikimit janë arrestuar të njëjtëve iu është konfiskuar drita vezulluese të cilën dyshohet se e kanë përdorur për ndalimin e veturës.
Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor dhe janë dërguar në mbajtje.