Komisioni për Vlerësim në mbledhjen e mbajtur më datën 13 shtator, ka analizuar dhe vlerësuar situatën e krijuar në ndeshjen SC Gjilani – KF Dukagjini, ku gjyqtari Besfort Kosumi, ka ndëshkuar lojtarin e KF Dukagjini, Bujar Shabani, me kartonin e dytë të verdhë dhe të kuq.
Mirëpo pas shikimit me kujdes të video-incizimit Komisionin për Vlerësim, e cka cilësuar si jo të drejtë përjashtimin nga loja te Shabanit, derisa i është hequr kartoni dhe ka të drejtë të aktivizohet në ndeshjen e radhës, shkruan Sheshi.info
NJOFTIMI I PLOTË:
Komisioni pas shikimit me kujdes të video-incizimit të kësaj ndeshje dhe përshkrimit të vëzhguesit të gjyqtarëve në raport, ka konstatuar se ndëshkimi me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtim nga ndeshja për lojtarin Bujar Shabani nuk ka qenë i drejtë.
Kësisoj, Komisioni për Vlerësim ka marrë vendim se lojtarit të lartcekur t’i hiqet kartoni i kuq i dhënë në këtë ndeshje dhe i njëjti ka të drejtë të aktivizohet në ndeshjen e radhës.