Katër fëmijët e familjes Ahmeti nga Maqiteva e Suharekës kojën e bëjnë vetëm brenda oborrit të shtëpisë.
Ndërsa jashtë tij, nuk guxojnë të dalin as për të shkuar në shkollë.
Kështu, këta kanë mbetur që nga 27 janari kur familjari i tyre, Sylejman Ahmeti vrau Shaip Krasniqin.
Për mos-vijueshmërinë e katër nxënësve janë të njoftuar në Drejtorinë e Arsimit në Suharekë.
Veçse ende nuk kanë ndërmarrë asgjë për fëmijët, pasi po presin një marrëveshje sipas zakoneve kanunore.
Edhe Policia po angazhohet që mes familjeve të të njëjtit fshat të mos ketë raste të tjera.