Dje (e shtunë) është mbajtur Turniri Ndërkombtëar në Klinë, që i kushtohet tre dëshmorëve të Gllarevës.
Me këtë rast drejtori i Klubit të Boksit “Dukagjini”, Hajdin Balaj ka falënderuar secilin pjesmarrës dhe të gjithë ata që kontribuan në mbajtjen e këtij turniri për herë të dytè në Klinë.
Me theks të veçantë, Balaj, u ndje mirënjohës dhe falënderoi të gjithë të ata që morën pjesë, veçanërisht Gjeneralin Agim Çeku, ish-komandantin e Brigadës 113 “Mujë Krasniqi” Isni Shabanin, ish-kryetarin e Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, kryetarin e Federatës Ramadan Selimi, legjendën e boksit Mehmet Bogujevci dhe të gjithë kryesinë që kanë ndihmuar për financimin dhe për Klubin e Boksit “Dukagjini” Januz Dervishi. Falëmderoj edhe të gjithë trajnerët r bashkëluftëtarët për pjesëmarrje
Ai tha se ka qenë një ditë e veçantë dhe privilegj, por edhe përgjegjësi për të që të punojë sa më shumë për këtë sport.
Ndërsa, shumë shtete e boksierë morën pjesë e zhvilluar gara, ku konkurrenca ishte e fortë.
Megjithatë fitues doli Andi Temaj, boksieri i talentuar dhe që premton shumë nga KB Dukagjini/Klina inifo/