Me 22.09.2020 u mbajt tryeza shkencore me temën:”Pasuria arkeologjike e Klinës, e kaluara historike e këtij rajoni” e organizuar nga ArtEko në kuadër të festivalit kulturor Camping Fest. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Zenun Elezaj, dhe drejtori i DKRS-së Skënder Mërturi. Pas fjalës përshëndetëse nga kryetari, takimi vazhdoi me kumtesat shkencore.
Në këtë takim referuan:
– Enver Rexha me temën: “Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore – Lokaliteteve Arkeologjike”, ku theksoi nevojën për përgatitje të kuadrove profesional për menagjimin e lokaliteteve arkeologjike, po ashtu adresoi nevojën për riorganizime institucionale në funksion të menagjimit më të mirë të pasurive arkeologjike;
– Haxhi Mehmetaj me temën: “Trashëgimia Arkeologjike e Komunës se Klinës nga Parahistoria deri në Mesjetë”, ku shpalosi eksponate e artefakte mjaft interesante të gjetura në komunën e Klinës, të cilat dëshmojnë për prezencë të hershme të civilizimit në këto treva;
– Arben Arifi me temën: “Trashëgimia arkeologjike e Klinës, bazë për zhvillimiin e turizmit”, i cili shpalosi ide mjaft interesante që do kombinonin turizmin kulturor me atë natyror, që do mund të realizohej me investime të përballueshme;
– Elvis Hoxha me temën: “Dresniku në dritën e hulumtimeve të reja arkeologjike”, ku shpalosi një prezantim të detajizuar rreth ndërtimeve në lokalitetin e Dresnikut, krahasime me format e metodologjinë e ndërtimeve të ngjashme në vende të tjera. Sipaj z.Shala, Dresniku ka karakteristika të ndërtimit që janë të veçanta në gjithë Ballkanin, ndërtesat e luksit dëshmojnë që aty kanë jetuar shtresat elitare të kohës.
Takimi u pasua me diskutime nga të pranishmit, ku u hudhen shumë ide e propozime.
Pasi që komuna e Klinës karakterizohet si territor me shumë pasuri arkeologjike, kihte dakordim të përgjithshëm për nevojen e ndërtimit të një muzeu ku do mund të vendoseshin të gjitha eksponatet e artefaktet të cilat aktualisht ruhen individualisht nga pasionant të kësaj fushe.
ArtEko synon që tryezat e tilla t’i organizoj edhe në të ardhmën, të cilat do kenë temë diskutimi edhe fusha tjera shkencore me interes të përgjithshëm për Klinën dhe me gjerë.