U MBAJT SEANCA E TRETË E RREGULLT E PUNËS SË KUVENDIT KOMUNAL KLINË

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur seanca e tretë e rregullt e punës, për vitin 2024.

Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive, përfaqësues i OSBE-së dhe media.

Kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi, hapi punimet e seancës me këtë rend dite:
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të DKA-së për ndërrimin e titullarit të pronës për parcelën me nr.P-71006024-00422-2 (ref. nga DKA),
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të DKRS-së për ndarje të mjeteve për mbajtjen e festivalit folklorik “I Këndojmë Lirisë” (ref.nga DKRS),
6. Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës për ekipin komunal për të drejtat e fëmijës 2024-2026 (ref.nga grupi punues),
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për vënie në diskutim publik rregulloren për taksa, tarifa dhe ngarkesa komunale (ref.drejt.fin),
8. Informatë mbi menaxhimin e situatave në mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve gjatë sezonit dimëror (ref. DSHPE),
9. Themelimi i komisioneve sipas kërkesës së këshilltarëve nga radhët e LVV-së (ref. këshilltarët e LVV),
10. Pyetje dhe përgjigje.
Nga ky rend dite, gjatë punimeve është hequr nga rendi i ditës pika e nëntë: Themelimi i komisioneve sipas kërkesës së këshilltarëve nga radhët e LVV-së (ref. këshilltarët e LVV), si dhe është shtuar pika: Rishqyrtimi i vendimit për pagesën e komiteteve.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.