Në sallën e Kuvendit Komunal të Klinës, sot është mbajtur seanca e parë e rregullt e punës për vitin 2023. Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të Drejtorive dhe media.
Kryesuesi Gashi, hapi punimet e seancës me këtë rend dite:
https://www.youtube.com/live/FQGHTpGNUtA?feature=share
1. Arsyetimi i mungesave;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga seanca e jashtëzakonshme e mbajtur me datë: 09.12.2022 dhe mbledhjes së rregullt të mbajtur me datë: 20.12.2022;
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga takimi i dytë i kryetarit të komunës me qytetarë për vitin 2022;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa;
5. Shqyrtimi i Raportit Financiar janar-dhjetor 2022(ref.drejt.fin.);
6. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Ekzekutivit për vitin 2023;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për vënie në diskutim publik, draft-planin komunal për menaxhimin e mbeturinave 2023-2027;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për vënie në diskutim publik, draft-rregulloren për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Klinës;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Prokurimit për vitin 2023;
10. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2023;
11. Rishqyrtimi i vendimeve sipas shkresave të MMPHI-së dhe MAPL-së; •Vendim për “Shpallje të zonës me interes të publikut” pronat për rregullimin e shtratit të Lumit Drini i Bardhë; •Vendim për riformatizim në përbërje të KPF-së;
12. Pyetje dhe përgjigje.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.