Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur seanca e njëmbëdhjetë e rregullt e punës si dhe e fundit për vitin 2023.
Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive, përfaqësues i OSBE-së dhe media.
Kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi në fillim të seancës uroi anëtarët e kuvendit për punën edhe angazhimin e tyre gjatë këtij viti 2023 si dhe gjithë qytetarëve festat e fundvitit.
Në këtë seancë u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës me këtë rend dite:
1.Arsyetimi i mungesave,
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4.Shqyrtim dhe miratim i draft-planit të punës së kuvendit dhe kalendari për mbajtje të mbledhjeve për vitin 2024,
5.Shqyrtim dhe miratim i propozim-listës së përgjithshme të pronave të cilat parashihen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2024,
6. Shqyrtim dhe miratim i propozim-listës së veçantë të pronave të cilat parashihen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2024,
7. Shqyrtim dhe miratim i draft-strategjisë për zhvillim ekonomik lokal për komunën e Klinës për vitet 2024-2029,
8. Shqyrtim dhe miratim i draft-planit të punës së ekzekutivit për vitin 2024,
9. Shqyrtim dhe miratim i planifikimit të prokurimit për vitin 2024,
10.Shqyrtim i raportit të punës së KKSB-së për vitin 2023,
11. Shqyrtim i raportit të Komitetit për Komunitete për vitin 2023,
12. Shqyrtim i propozimit për faljen e qirasë komunale sipas propozimit të Drejtorisë së Financave dhe Zhvillimit Ekonomik,
13.Raporti i Kryetarit të komunës për rrjedhat e qeverisjes, të arriturat, vështirësitë dhe investimet kapitale në gjashtëmujorin e dytë për vitin 2023,
14.Pyetje dhe përgjigje.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.