U MBAJT SEANCA E NJËMBËDHJETË E RREGULLT E PUNËS SË KUVENDIT KOMUNAL KLINË

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur sot seanca e njëmbëdhjetë e rregullt e punës, e fundit për vitin 2022.

Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive, komandanti i Stacionit të Policisë së Kosovës në Klinë, z. Ragip Bytyqi dhe media.

Kryesuesi Gashi, hapi punimet e seancës me këtë rend dite:

1.Arsyetimi i mungesave,
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-listës së përgjithshme të pronave të cilat parashihen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2023,
5.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-listës së veçantë të pronave të cilat parashihen të jepen në shftytëzim gjatë vitit 2023,
6.Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së kuvendit dhe kalendari i mbajtjes së mbledhjeve për vitin 2023,
7.Riorganizimi i Komitetit për Politikë dhe Financa,
8.Shqyrtimi i raportit të punës së KKSB-së për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022,
9.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-listës për themelimin e komiteteve konsultative,
•Komiteti për Çështje Emergjente,
•Komitetin për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Mbrojtje të Mjedisit,
10.Raportimi i kryetarit të komunës për rrjedhat e qeverisjes, të arriturat, vështirësitë dhe investimet kapitale, në gjashtëmujorin e dytë 2022,
11.Pyetje dhe përgjigje.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.