U MBAJT SEANCA E KATËRT E RREGULLT E PUNËS SË KUVENDIT KOMUNAL KLINË

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur sot seanca e katërt e rregullt e punës për vitin 2023.
Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive, përfaqësues të OSBE-së dhe media.

Me adresimin e kryesuesit të Kuvendit, z.Fadil Gashi, kjo seancë filloi punimet me diksutimin e Raportit për Vlerësimin e Dëmeve të Luftës në Komunën e Klinës për periudhën 1998-1999, i miratuar me 26.04.2013. Kuvendi kërkoi që organet të cilat e kanë pranuar këtë raport bashkë me rekomandimet ta njoftojnë Kuvendin për aktivitetin sipas përgjegjësive të tyre në lidhje me raportin dhe rekomandimet.

Kryesuesi Gashi, hapi punimet e seancës me këtë rend dite:
1.Arsyetimi i mungesave,
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4.Shqyrtimi i raportit të menaxhimit financiar janar-mars 2023,
5.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për FEZH, për bartje të mjeteve financiare,
6.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për krijimin e kodit të ri për participim për serra,
7.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për vënie në diskutim publik Draft-Statutin e QKMF-së,
8.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për emërtimin e rrugës me emrin “Villy Kuÿpers”,
9.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të zyrës për komunitete dhe kthim për vënie në diskutim publik Planin komunal të veprimit për të zhvendosurit dhe zgjidhje të qëndrueshme,
10.Pyetje dhe përgjigje.

Si dhe pika shtesë: Rishqyrtim i vendimit për vënie në diskutim publik të Draft-rregullorës Komunale për Bonuset e Zonimit në Komunën e Klinës,
Bartja e mjeteve nga të hyrat vetanake nga viti 2022 në vitin 2023 si dhe
Shqyrtim dhe miratim i vendimit për ndërrimin e titullarit të pronës nga SHFMU “Dosite Obradovic” në emër të Komuna Klinë.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.