Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur seanca e dhjetë e rregullt e punës për vitin 2023.
Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe të pranishëm ishin kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive, përfaqësues i OSBE-së dhe media.
Kryesuesi Gashi, hapi punimet e seancës me këtë rend dite:
1.Arsyetimi i mungesave,
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4.Shqyrtimi dhe miratimi i draft-strategjisë për zhvillim ekonomik lokal për Komunën e Klinës 2023-2028,
5.Shqyrtimi dhe miratimi i draft-planit të veprimit për të zhvendosurit dhe zgjidhje të qëndrueshme 2023-2026,
6.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarje të parcelës sipas kërkesës së lagjes “Balaj” në fshatin Sferkë (ref. DUMM),
7.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, për shtim të buxhetit dhe krijimin e kodit të ri “Furnizim me mekanizëm bujqësor, Freza” (ref. drejt. FEZH),
8.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, për shtim të buxhetit dhe krijimin e kodit të ri “Furnizim me mekanizëm bujqësor, mbjellëse për grurë”(ref. drejt. FEZH),
9.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, për shtim të buxhetit dhe krijimin e kodit të ri “Furnizim me mekanizëm bujqësorë, mbjellëse për misër”(ref. drejt. FEZH),
10.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, për shtim të buxhetit dhe krijimin e kodit të ri “Furnizim me shkrirëse dylli”(ref. drejt. FEZH),
11.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zëvendësimin e dy anëtarëve të KKSB-së
12.Pyetje dhe përgjigje.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.