Sot, në shenjë nderimi dhe përkujtimi për poetin dhe reporterin e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahir Desku, në sallën e kuvendit të komunës kemi mbajtur manifestimin e 12-të tradicional kulturor-letrar “Ora e Tahir Deskut”.
Në këtë ngjarjeje të pranishëm ishin familjarët e të ndjerit, personalitete të letërsisë, kritikë letrarë, artistë, profesorë, qytetarë dhe gazetarë.
Kontributi i Tahir Deskut, i këtij mjeshtri të fjalës, që shkroi tekste të këngëve për heronj, për dashurinë dhe për jetën, i këtij luftëtari të luftës dhe të fitores, është shumë i madh dhe i pazëvendësueshëm.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!