Me 20.09.2020 u mbajt nata e parë.
Eventi u mbajt në ambientet e lokalit atraktiv n’Kullë, moderatore e eventit ishte Jehona Gashi, ku u zhvilluan këto aktivitete:
– Mbrëmja filloi me fjalën përshëndetëse nga znj.Vlora Gashi, drejtoreshë e ArtEko-s, po ashtu të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i DKRS-së – Klinë z.Skënder Mërturi.
Të pranishëm kishim musafirë edhe nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi, bashk me musafirë të veçant, studentë nga vende të ndryshme të botës: Australia, Franca, Polonia, Shqipëria, Meksika, Shba, Britania e Madhe, Gjermania, India, Maqedonia e Veriut, Kili dhe Belgjika si pjesë e “European Haritage Volunteers”, të cilët po bëjnë gërmime dhe restaurime në lokalitetin arkeologjik të Dresnikut.
– Hapja e festivalit nën tingujt e bukur të interpretuar nga Gentrit Mrasoraj – kitarë dhe Tori Morina – violinë;
– Ekspozita e piktorit nga Peja Granit Dinaj, nën përkujdesjen e kuratorit Idriz Berisha;
Pasoi programi me elemente tradiconale:
– “Oda e Lalës” nga Ismet Krasniqi – Lala;
– Këngë dhe valle nga Ansambli i këngëve dhe valleve “Jehona e Dukagjinit”;
– Pren Palushaj interpretim me Lahutë;
– Përgatitja e flijës.
– Darka me shijen tradicionale.
Pastaj Camping Fest vazhdoi me koncertin nga Bendi në përbërje: Ndriqim Gazija – vokal, Agon Rrahmani – bateri, Ulind Komoni- kitarë, Fitim Sahatqija – tastierë.
– Adrenaliën e mbajti në nivel DJ Gosti & DJ Qendrimos.
Mbrëmja rreth zjarrit ku u lexuan poezi nën interpretimin me kitarë dhe këngë nga Gentrit & Vjosa Mrasoraj.
ArtEko falënderon për mbështetje Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Klinës, përkatësisht Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Falenderojmë po ashtu sponsoret: N’Kullë, Buquku, Grembeer, dhe Foto Studio Toni.