Qyteti i Pejës u trondit mbrëmë, kur mësoi se 27-vjeçari Laurant Podrimçaku u gjet i vdekur.
Burimet e para pohuan se i riu nga Vitomirica i kishte dhënë fund jetës,
Në konfirmimin fillestar të drejtorisë rajonale të policisë së Pejës u bë e ditur se Podrimçaku u gjet i vdekur rreth orës 19:45, tri ditë pasi u raportua se kishte marrë armën e babait të tij dhe ishte larguar nga shtëpia.
Tani, policia ka bërë të ditur se Podrimçaku u gjet i vdekur 100 metra larg varrezave, me armën pranë vetës, me të cilën edhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasjen.
“Në vendin e ngjarjes është sekuestruar pistoleta me 14 fishekë dhe një gëzhojë” thuhet në raportin e policisë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.