U.d. Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka shkarkuar nga detyra e anëtarit të KQZ-së, Nenad Rikallon, pasi ky i fundit mori edhe një post në Qeverinë e Serbisë. Indeksonline ka siguruar dokumentin e shkarkimit.
Aty sqarohet se pas shkresës së dërguar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot edhe zyrtarisht i është ndërprerë mandatin e anëtarit të KQZ-së, Nenad Rikalo, përfaqësues i Grupit Parlamentar Lista Srpska. “… për shkak të emërimit të tij, në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën” e Qeverisë së Serbisë”, shpjegohet aty.