Bosi turk i kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer, vëllai dhe motra e tij janë dënuar me 11.196 vjet burgim secili për mashtrim të investitorëve me miliona dollarë, shkruan BBC.
Faruk Fatih Ozer, 29 vjeç, u arratis në Shqipëri në vitin 2021 me asetet e investitorëve pasi këmbimorja e tij për kriptovaluta, Thodex, falimentoi papritmas.
Ai u ekstradua në Turqi në qershor të këtij viti, pasi u arrestua nga autoritetet shqiptare vitin e kaluar dhe u shpall fajtor për pastrim parash, mashtrim dhe krim të organizuar.
Ozer i tha gjykatës se “nuk do të kishte vepruar në kaq mënyrë amatore” nëse qëllimi i tij ishte kriminal, raportoi media shtetërore.
Gjyqi i shkurtër në Stamboll i shpalli gjithashtu fajtorë motrën Serap dhe vëllain Guven për të njëjtat akuza.
Dënime të tilla të jashtëzakonshme me burg janë të zakonshme në Turqi që nga heqja e dënimit me vdekje më 2004 për të ndihmuar përpjekjet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Prokurorët kishin kërkuar që Ozer të dënohej me 40.562 vjet burg.
Turqit filluan të përdorin kriptomonedhat pas rënies drastike të lirës.
Thodex, i themeluar në vitin 2017, ishte një nga këmbimoret më të mëdha të vendit për monedhat virtuale.
Ozer, sipas mediave turke, u arratis me pasuri 2 miliardë dollarë.