Veterani i UÇK-së, Armend Haxhiu ka kërkuar ndihmë për trajtimin e një të riu që u aksidentua gjatë punës si shpërndarës i ushqimit. I aksidentuari është djali i veteranit të UÇK-së dhe ish i burgosur politik, Nexhdet Ahmeti.
Aple për ndihmë ka bërë Armend Haxhiu përmes një statusi në Facebook. Ai thotë se Llukman Ahmeti gjendet në Turqi dhe ka nevojë për ndihmë financiare.
“Për momentin ai gjendet në Turqi dhe iu është nënshtruar ndërhyrjeve të shumëta kirurgjike, mirëpo trajtimi i tij nuk ka mbaruar dhe ka nevojë ende për ndihmën tonë”, tha ai.
Njoftimi i plotë i tij:
Apel për ndihmë‼️
Ftojmë të gjithë vëllezërit dhe motrat, kudo që janë, që ta ndihmojnë vëllaun tonë Nexhdet Ahmetin, që ta mjekojë djalin e tij.
Për ata që nuk e njohin Nexhdet Ahmetin, është një besimtarë i dalluar me moral të lartë, veteran i UÇK-së dhe ish i burgosur politik.
Djali i Nexhdetit (Llukmani) gjersa ishte duke punuar si ” Pizza Delivery”, ka pësuar një aksident ku u lëndua rëndë.
Për momentin ai gjendet në Turqi dhe iu është nënshtruar ndërhyrjeve të shumëta kirurgjike, mirëpo trajtimi i tij nuk ka mbaruar dhe ka nevojë ende për ndihmën tonë.
Kërkohet intervenim tjetër, intervenimi me disa shpenzime percjellese iu kushton 62000 euro.
Lusim Allahun ta shërojë atë me një shërim të plotë, e nëse nuk keni mundësi të kontribuoni, së paku ta ndihmomjë vëllaun tonë duke e shpërndarë linkun.
Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij ..!
Kontribo edhe ti, së paku duke shpërndarë linkun: