Turnir i veteranëve të futbollit të komunës së Klinës pët nderë të 2 Korrikut

Për nder të festës së “2 Korrikut”, organizohet një turnir i veteranëve të futbollit të vogël së komunës së Klinës.

Turniri do të mbahet me datë 2 korrik 2024 në ora 19:00 në Palestrën “Adem Jashari” në Klinë.

Pjesmarrësit do të ndahen në dy ekipet finale të vitit 02.07.1991 të luajtur në fushën e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, Sferkë.

Ekipet finaliste ishin “2 Korriku”, Klinë dhe “Shqiponja”, Bokshiq.

Në këtë turnir mund të organizohen dhe të marrin pjesë të gjitha 16 ekipet e asaj kohe (vitet e 90ta).

Pas lojës së veteranëve do të luhet një ndeshje në mes të të rinjve të fshatit Bokshiq dhe QKMF-së “Nënë Tereza” në Klinë.

Ftohen gjithashtu të gjithë protagonistët e futbollit të vogël të komunës së Klinës të viteve 90-ta të jenë pjesmarrës.