Turne futbolli në nderim të 4 Prillit 1999 dhe Bekim Hasanit në Klinë

Sonte, në palestrën sportive “Adem Jashari” në Klinë, u zhvillua një turne simbolik futbolli të vogël, në shenjë nderimi për 4 Prillin 1999, një datë e dhimbshme në historinë e Kralanit.

Ky mini-turne iu dedikua Bekim Hasanit, i cili ishte një nga viktimat e Masakrës së Kralanit dhe ish-futbollist i klubit lokal “7 Shtatori” nga Klinë. Me këtë aktivitet u synua të ruhet kujtesa dhe kontributi i tij në sport dhe në shoqëri.

Në këtë ngjarje morën pjesë shokët e Bekimit nga klubi “7 Shtatori”, veteranët e klubit “Besa” nga Peja, si dhe përfaqësues të QKMF-së “Nënë Tereza” në Klinë, të cilët nderuan me praninë dhe solidaritetin e tyre.

Organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit e këtij aktiviteti përkujtimor.

Lavdi të përjetshme të rënëve në Masakrën e Kralanit, 1999.