Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”, në Klinë mban Turnir Memorial, dedikuar doktorit të ndjerë Gjon Gjidoda, në përvjetorin e katërt të tij të shkuar në amshim.
Në turnir do të marrin pjesë 4 ekipe:
Bashkësia Islame e Klinës, Kisha Katolike e Kosovës, KFORI Kroat dhe QKMF “Nënë
Tereza”.
Loja e parë zhvillohet në mes Kishës Katolike të Kosovës dhe Bashkësisë Islame të Klinës në ora 17:00
Loja e dytë mbahet në mes Kforit Kroat dhe QKMF në Klinë në ora 17:35.
Turniri mbahet me datë 25 janar në ora 17:00 në Sallën Sportive “Adem Jashari”, në Klinë.