Tun Bardhoku i bashkohet KF Dukagjinit.
Këtë e ka bërë të ditur vet ekipi futbollistik nga Klina përmes një postimi në FB, ku prurjen e re e ka cilësuar përforcim për skuadrën e tyre.
“30-vjeçari, i cili luan pothuajse në të gjitha pozitat mbrojtëse, nga sot e tutje do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë.
Bardhoku së fundi ishte pjesë e Feronikelit ’74, kurse më herët ka luajtur edhe te Vëllaznimi, Prishtina e Drita.
Të gjithë nga KF Dukagjini i dëshirojnë mirëseardhje Tun Bardhokut”, shkruan KF Dukagjini.