Hapje madhështore e fushatës zgjedhore të koalicionit AAK-PSD, në Suharekë. Partia e liderit Ramush Haradinaj, AAK, ka mbledhur sonte rreth vetes një numër shumë të madh të qytetarëve të Kosovës, militantë e simpatizantë të shumtë që përmes brohoritjeve i kanë dhënë jehonë konceptit 100 për qind shtet.
Nga një postim i Daut Haradinaj në faqen e tij në facebook vjen porosia e fitores |”Kjo është Kosova 100% shtet”
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri tash në detyrë, Ramush Haradinaj, është zotuar se do të mbrojë tërësinë territoriale dhe se kjo cështje nuk do të diskutohet as në tavolina e as në fronte. Ky zotim i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar edhe besimin e banorëve anë e mbanë vendit, duke iu bashkuar rrugëtimit për shtet 100 për qind të plotë. Edhe sonte, pikërisht në hapjen e fushatës zgjedhore, fitorja e AAK-së në koalicion me Partinë Social Demokrate ishte e dukshme. Në paraqitjet e tyre, disa nga kandidatët për deputetë, nën emocionim e fitores së 6 tetorit, shpalosën qëllimet e tyre në të mirën e qytetarëve dhe u zotuan se Kosova me AAK-në e PSD-në, do të jetë 100 për qind, e fortë dhe e gatshme të vendosë si shtet.
Qytetarët kanë zgjedhur se kujt t’ia besojnë votën e tyre. Për AAK-në 17 shkurti është i paprekshëm. AAK-PSD garon me numrin 119.