Sot është mbajtur Tryeza e organizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe Save the Children. Kjo tryezë zhvillohet në kuadër të projektit PROtectChild, synimi i së cilit është të diskutojë me akterë lokal në lidhje me projekt Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës.
Në këtë tyrezë panelist ishin, drejtori i Arsimit z.Arben Limanaj, drejtori i Qendrës për Punë Sociale z.Ilir Bacaj dhe Tahire Gashi, drejtoreshë ekzekutive e OJQ ZANA në Klinë.
Tryeza ka për qëllim që të mbledh akterë të rëndësishëm komunal si: anëtarë të kuvendeve komunale, zyrtarë nga zyrat përkatëse për ofrimin e shërbimeve për fëmijë, drejtorë shkollash dhe arsimtarë, përfaqësues nga shoqëria civile dhe mediat lokale, për të diskutuar për të drejtat e fëmijës në përgjithësi, rreth projekt-ligjit për mbrojtjen e fëmijës në veçanti si dhe rëndësinë tij, respektivisht mundësitë dhe sfidat për zbatimin e këtij ligji në nivelin komunal.
Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës ka kaluar në shumë procese të ndryshme, duke përfshirë edhe miratimin nga katër komisionet përkatëse por, për shkak të pezullimit të Kuvendit të Kosovës dhe në bazë të nenit 86 të Rregullores së Punës së Kuvendit, ky ligj i është kthyer Zyrës së Kryeministrit. Tashmë pas zhvillimeve të fundit, projektligji është kthyer serish në Kuvend dhe po pritet dalja e tij në votim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë tryezës u diskutua proejkt Ligji për femijë, së pari Etleva Kelmendi nga ATRC ka spjeguar disa nene kryesore të Ligjit që fëmijëve i garantojnë mirëqenie sociale-ekonomike dhe të drejtën për edukim.
Po ashtu z. Kelmendi i ka njoftuar të pranishmit se Zyra për Qeverisje të mirë parasheh të ndaj një fond specifik për implementim të Ligjit si dhe nga dita e aprovimit një vit Qeveria do ta plotësoj Ligjin me akte normative për imlementim nga të gjitha institucionet Lokale e Qendrore.
Më pastaj diskutoi z.Arben Limanaj nga Drejtoria e Arsimit Klinë ka potencuar faktin se Ligji është vonuar shumë po megjithatë është i një rëndesie të veqantë pë edukim dhe mirëqenien e fëmijëve edhe pse në disa Ligje tjera dhe me Konventa ndërkombetare fëmijëve ju janë ofruar mundësi shkollimi ky Ligj është i domosdoshëm dhe se bashkëpunimi institucional është i mirë se ardhur.
Z.Ilir Bacaj Drejtor i QPS-Klinë ka potencuar faktin se Qendra mbron dhe përkrah fëmijët në rrafshin social dhe ekonomik dhe se Ligji është i mirë seardhun duke pasur parasysh faktin se fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e një shoqërije të shëndosh% e rritur dhe edukuar mirë, më pastaj z Bacaj tregoi punët të cilat i bënë Qendra Sociale në mbrotje të fëmijëve edhe pse buxheti i Qendrës për Punë Sociale është simbolik.
Tahire Gashi nga Shoqëria Civile u ndal tek pjesa e monitorimit të institucioneve mbas aprovimit të Ligjit, ku shoqëria Civile dhe Organizata Joqeveritare do të monitorojnë në rrafshin Lokal Drejtori të caktuara se a po implementohet Ligji dhe se a ka shkelje dhe diskriminim nga institucionet qoftë në edukim, shëndetësi dhe kulturë,ajo potencoi faktin se mbas aprovimit të Ligjit do të duhej të krijohej në Ekip Lokale ndërinstitucionale për monitorim të Ligjit.
Po ashtu z.Gashi potencoi faktin për fëmijët me nevoja të veqanta të cilët kanë nevojë për përkrahje në edukim dhe në aspektin shëndetësor si dhe kujdes ditor për këtë kategori e cila shumë herë është diskriminuar nga shoqëria dhe se ky Ligj do të ju ofrojë mundësi më të mira fëmijëve për shkollim dhe trajtim.
Më pastaj të pranishmit bënë pyetje dhe komente rreth Ligjit për Mbrojtje të fëmijëve.
Në fund të takimit u dhanë rekomandimeve nga të pranishmit lidhur me këtë projektligj do të jetë në dobi të gjithëpërfshirës dhe mbrojtjes sa më të mirë të interesave dhe të drejtave të fëmijëve.