Këtë të shtunë ftoheni të merrni pjesë në Tryezën e Diskutimit që organizohet në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Ky aktivitet është organizuar nga Lëvizja Vetëvendose në Klinë dhe do të zhvillohet më 19 tetor, në ora 12:00, në “Propper Pizza”, transmeton Klina.info.
Diskutimi do të fokusohet në rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe mbështetjes për gratë që përballen me këtë sëmundje, si dhe do të ndajmë informacione të dobishme për kujdesin dhe mbrojtjen shëndetësore.
Pjesëmarrja është e rëndësishme, sepse së bashku mund të rrisim ndërgjegjësimin dhe të mbështesim njëra-tjetrën.