Gjatë një konference për gazetarë që u mbajt të hënën pasdite, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërkoi nga korrespondenti i agjencisë së lajmeve “Reuters”, Jeff Mason, që ta largojë maskën gjatë kohës që flet, por gazetari nuk veproi sipas kërkesës së presidentit.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ndërpreu gazetarin përderisa ai po e shtronte pyetjen e parë, duke i thënë: “Do të të duhet ta heqësh atë (maskën), të lutem. Ti je…sa larg je?”
WATCH: President Trump told Reuters reporter Jeff Mason to take off his mask at a White House press conference, saying he was "very muffled." Mason refused and said he would just speak louder https://t.co/Nj065CIsxp pic.twitter.com/MfrsjkXaeL
— CBS News (@CBSNews) September 7, 2020
Megjithatë, gazetari nuk veproi sipas kërkesës së presidentit amerikan, duke thënë se do të flasë me zë më të lartë që të dëgjohet më mirë, shkruan CNN..
Trumpi nuk ishte i kënaqur me përgjigjen, duke i thënë gazetarit se zëri i tij ishte shumë i mbytur për shkak të maskës. “Nëse do ta hiqje atë, do të ishte shumë më lehtë”, i tha gazetarit presidenti amerikan.
Përsëri, gazetari e ngriti zërin dhe e përsëriti ofertën për të folur me zë më të lartë, duke pyetur “a është më mirë tash?”
Më në fund, Trumpi duket se ishte i kënaqur dhe i tha: “Më mirë është. Po, më mirë”.