Trump ndërpret bashkëpunimin me Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Pas ndërprerjes së financimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump vendosi t’i japë fund bashkëpunimit me organizmin e Kombeve të Bashkuara.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë prej disa kohësh e ka akuzuar OBSH se nuk e trajtoi si duhet çështjen e pandemisë së koronavirusit dhe se në disa raste mbajti anën e Kinës.

“Ne ia bëmë me dije reformat që duhet të ndërmerrte, por OBSH refuzoi që të vepronte. Për këtë arsye ne sot i japim fund marrëdhënies sonë me OBSH dhe fondet që ishin caktuar për të do të drejtohen në vende të tjera të botës ku ka nevoja emergjente për shëndetin publik. Bota ka nevojë të marrë përgjigje nga Kina për koronavirusin. Duhet transparencë”, deklaroi Trump