TRIUMFI I QYTETARËVE TË KLINËS NË BETEJËN PËR DREJTËSI!
Pas më shumë se tre (3) vitesh, qytetaret e Klinës kane fituar në betejën e tyre për drejtësi, bëhet fjalë për betejën kundër ndërtimit te fabrikës së çimentos në Dollc të Klinës. Së fundmi Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerre aktvendim në lenden gjyqësore në mes te Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Komunës së Klinës.
Nga fillimi qytetaret e organizuar për kundërshtimin e fabrikës se çimentos në Kline kishin diktuar shumë parregullsi në procesin e pajisjes me dokumentacion për operatorin ekonomik.
Bazuar në këto shkelje të proceduarve ishte kundërshtuar ashpër fillimi i punimeve për ndërtim te kësaj fabrike. Nisur nga shkeljet e mësipërme si dhe një seri shkeljesh të tjera gjatë procedurës së pajisjes me dokumentacion, si dhe bazuar në mos marrjen parasysh të kundërshtimeve të banoreve, ne banoret kundërshtues kemi organizuar disa aktivitete dhe dy protesta gjithë popullore, njëra në 14.05.2022 dhe tjetra më 25.07.2023, në kundërshtim të ndërtimit të fabrikës së çimentos.
Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë, nesër me date 29.08.2023, në Shkollën Fillore “Zgjimi” në fshatin Gremnik të Klinës me fillim nga ora 11:00, mbanë konference për media ku do të behet publikimi i aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë në procesin gjyqësor në mes të Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Komunës së Klinës.
Gjatë gjithë kohës kemi paralajmëruar organet lokale se është dashur të pritet përfundimi i procesit gjyqësor dhe kemi tërheq vërejtjen tek organet lokale për ngutin e nxjerrjes së vendimeve për dhënien e kushteve ndërtimore dhe lejes ndërtimore për operatorin ekonomik Wallingford International Kosovo L.L.C. Qeverisja lokale në Klinë janë ngut kur kane nxjerr këto vendime dhe tani më së miri e vërteton aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë se qytetaret kishin të drejtë përgjatë kundërshtimeve ndaj fillimit të punimeve për ndërtimin e fabrikës së çimentos.
Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë, në kauzën e saj për ambient të pastër, ka mbështetje edhe nga rrjeti i shoqërisë civile si me poshtë:
1. EcoZ ;
2. Let’s Do It Kosova;
3. Let’s Do It Peja;
4. Syri i Vizionit;
5. Qytetarët Aktivë;
6. Zana;
7. ECOTHINK;
8. DYVÓ;
9. Organizata për mbrojtjen e mjedisit – Gjethi;
10. Termokiss
11. Health of Nature in Kosovo
Po ashtu në organizimin e protestës se 25.07.2023, Këshilli Organizativ ka takuar dhe ka marr mbështetjen e z. Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës se Pejës, z. Ekrem Kastrati – Kryetari i Komunës së Malishevës dhe z. Ilir Ferati – Kryetar i Komunës së Istogut, të cilët shqetësohen nga ndotja në komunat e tyre në rast të ndërtimit të kësaj fabrike.